Kukësi hap dyert me Teutën
Te Kukësi presin një ndeshje të vështirë me Teutën, por duan të rigjejnë fitoren që i mungoi në 2 takimet e fundit. Megjithatë trajneri Armando Cungu duke parë kampionatin deritanishëm nuk mendon të lehtë këtë objektiv.
“Unë nuk shikoj se nuk ka ekip të lehtë, duhet të jesh shumë serioz për të marrë një fitore në këtë Superligë, kështu që edhe ndeshja kundër Teutës nuk është e lehtë, por jo e pamundur për ta fituar.”
Ndeshja do të luhet të hënën në “Selman Stërmasi” edhe pse Kukësi është ekipi pritës. Mungesa e një stadiumi, pasi ai në Kukës nuk i plotëson kushtet, shikohet si problem për trajnerin Cungu, pasi duhet të luajë në fusha të ndryshme.
“Mungesa e stadiumit nuk është e vogël në çdo faktor, pasi lojtarët njohin fushën me centimetra po ashtu edhe mbështetja e tifozëve. Futbollistët mendojnë që po luajnë jashtë.”
Për të gjetur sa më shumë mbështetje edhe në këtë takim hyrja do të jetë falas për publikun. Në ndeshjen e fazës së parë Kukësi e fitoi me rezultatin 1 – 0, por Teuta është një ekip që me kalimin e javëve është përmirësuar në rezultate.
Tv Klan