Kukësi humb garën për titull, shkarkohet Ndreu


Kukësi humb garën për titull, shkarkohet Ndreu

19:25 06/04/2019

Vetëm tre ndeshje zgjati puna e tij si trajner i Kukësit. Ramadan Ndreu u shkarkua menjëherë pas humbjes me Kastriotin. Krutanët fituan ndeshjen 2-1 me përmbysje duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin në Superligë. Shkarkimi i Ndreut erdhi pasi drejtuesit e Kukësit mendojnë se skuadra ka dalë nga gara për titullin kampion.

Klubi e argumentoi këtë duke shkruar në rrjete sociale se

“Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë”.

Sa për kronikën e ndeshjes, Shkurtaj kaloi në avantazh Kukësin, ndërsa krutanët shënuan dy herë në pjesën e dytë, duke përmbysur gjithçka me Roger dhe Ndrecën.

Në të njëjtën kohë u luajt edhe Laci – Teuta. Kurbinasit e fituan thellë ndeshjen 5-0. Oktopu, Xhixha dy herë, Lushkja dhe Domgjoni janë shënuesit për Laçin.

Tv Klan






Të ngjashme