Kukësi i afrohet Partizanit


Kukësi i afrohet Partizanit

19:40 02/03/2019

Kukësi nuk i ndahet Partizanit, duke shfrytëzuar më së miri barazimin e të kuqve në derbi. Skuadra e Armando Cungut shkurtoi madje distancën në 6 pikë pas fitores 3-0 ndaj Luftëtarit. Verilindorët shënuan dy gola në pjesën e parë të takimit. Në të 16 realizoi Limaj ndërsa në shtesa të saj dyfishoi Irakli Dzaria.

Në pjesën e dytë Kukësi mendoi të kursente energjitë duke i lënë më shumë terren kundërshtarit për ta kapur më pas në befasi. Strategjia funksionoi, por goli erdhi shumë vonë, në minutën e 4 shtesë. Valdet Rama realizoi të dytin me fanellën e nënkampionëve

Teuta nuk mundi të ecë me të njëjtin ritëm më dy skuadrat e para të renditjes, duke barazuar 2-2 me Skënbderbeun në Niko Dovana.

Durrsakët fituan një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, të cilin e ktheu në gol Kallaku. Në të 61, Bubacar dyfishoi. Por 6 minuta më pas Muzaka hapi lojën. Goli i barazimit erdhi nga Gripshi, dy minuta pas përfundimit të kohës së rregullt.

Tv Klan






Të ngjashme