Kukësi i vetëm në krye
Gola, emocione dhe dramë në “Loro Boriçi”, aty ku Vllaznia vendase u mund nga Luftëtari. Megjithëse të ndihmuar fillimisht nga një autogol i Cicmil, gjirokastritët nuk u treguan të kursyer në volum loje dhe raste. Avantazhi zgjati 6 minuta, shkodranët reagojnë dhe Shtubina barazon. Por janë përsëri miqtë që shënojnë me Reginaldo.
Ritëm tejet i lartë në pjesën e parë, shkodranët nuk lejojnë avantazhin dhe barazojnë me Markun.
Në pjesën e dytë, Luftëtari është i papërmbajtshëm duke rrezikuar disa herë. Rasti më flagrant ishte në minutën e 70, atëherë kur topi i goditur nga Bregu me kokë preku dy shtyllat vertikale të portës shkodrane, por nuk shkoi në rrjetë.
Skuadra mike u shpërblye në minutën e ’74, kur Abazaj dha një top të artë për Reginaldon, që nuk fali. Loja e bukur dhe emocionet e dhurura në fushë morën edhe duartrokitjen e publikut shkodran.
Kukësi me hap kampioni shënoi një gol ndaj Flamurtarit dhe mori tre pikëshin duke ruajtur kryesimin ne kampionat.
Partizani fitoi 2 – 0 me Laçin, me gola të Ekuban dhe një 11-metërsh i fituar prej tij, por i kthyer në gol nga Agustin Torassa.
Surpriza ishte në kryeqytet, ku Korabi i mori barazimin Tiranës. Ndeshja përfundoi 1-1 me gola të Takut për Tiranën dhe Plakut për Korabin.
Tv Klan