Kukësi kërkon të marrë titullin
Kukësi kërkon të vijojë me fitoret me shpresën që në fund të marrin titullin kampion për herë të parë. Trajneri Ernest Gjoka do të bëjë surprizën.
Rivali për javën e 12 është Tirana, që me Mirel Josën njeh vetëm fitore. Ndeshja do të luhet të shtunën në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Drejtuesit e klubit kanë përgjysmuar çmimet për të afruar më shumë tifozë në këtë takim të rëndësishëm. Gati për sfidën është edhe Pero Pejiç.
Kukësi është në vendin e parë në renditje me pikë të barabarta me Skënderbeun. Tirana është e katërta, 3 pikë larg kreut.
Tv Klan