Kukësi luan sot ndeshjen e kthimit me Torpedon 


Kukësi luan sot ndeshjen e kthimit me Torpedon 

17:29 16/08/2018

Armando Cungu kërkon që lojtarët e tij të përpiqen për të bërë mrekullinë sot përballë Torpedos në Elbasan. Ekipi gjeorgjian i mundi me rezultatin 5 – 2 në takimin e parë të Europa League, por askush nuk mund t’i ndalojë që të tentojnë të kthejnë situatën në favorin e tyre.

Armando Cungu, trajner i Kukësit

Futbolli ka treguar se mund të përmbyset çdo rezultat, aq më tepër duke parë ndeshjen e parë ku përveç govale të pësuar kemi patur edhe shumë raste shënimi.

Strategjia për të synuar të paktën fitoren ose pse jo edhe kualifikimin në turin Play Off, është shënimi sa më shpejt i golit, por duke u treguar të kujdesshëm në mbrojtje.

Armando Cungu, trajner i Kukësit: 

Patjetër që do të kërkojmë golin që në fillim, por nuk mund të hidhesh në sulm pa patur mendjen te mbrojtja, pasi do të ishte shumë e vështirë për të fituar ose për të arritur kualifikimin.

Një mungesë e rëndësishme është portieri Stivi Frashëri. Në mediat sportive shkruhet se është dënuar nga klubi për shkak të paraqitjes në ndeshjen e kaluar, por kjo mohohet nga trajneri cungu dhe drejtori nexhipi, të cilët thonë se vuan nga një dëmtim i vjetër. Sfida e kthimit mes Kukësit dhe Torpedos do të nisë në orën 19:00 në

“Elbasan Arena”

.

Tv Klan






Të ngjashme