Kukësi mund Vllazninë


Kukësi mund Vllazninë

15:54 19/03/2018

Kukësi fitoi 2-0 me Vllazninë në takimin që u luajt në ‘Zeqir Ymeri’. Goli i parë u shënua në minutën e 34 nga mbrojtësi Shameti. Ndërsa i dyti në të 76-in nga Musolli.

Kukësi ruan kështu vendin e dytë në renditje madje shkëputet nga Laçi me 3 pikë. Ndërsa Vllaznia vazhdon të mbetet në vendin e 8.

Në orën 17:00 do të nisë takimi i fundit i javës së 26 mes Partizanit dhe Flamurtarit.

Një ditë më parë Skënderbeu mundi Luftëtarin e surprizave me rezultatin 2 – 1 duke bërë më të sigurt kreun. Gjirokastritët patën pretendime për vendimet e gjyqtarëve.

Teuta fitoi 3 – 2 me përmbysje në sfidën e mbijetesës me Lushnjen. Laçi mundi 2 – 0 Kamzën.

Tv Klan






Të ngjashme