Kukësi ndalet në Vlorë, Partizani fiton në Laç
Kukësi dhe Skënderbeu ecin me të njëjtin hap. Skuadra e Ernest Gjokës barazoi 1 – 1 me Flamurtarin në Vlorë, ashtu si një ditë me parë ajo e Ilir Dajës me Teutën në Korçë.
Një sfidë e luftuar mes Kukësit dhe Flamurtarit me raste të shumta për gol. Danilo Alvesh shënoi fillimisht për vlonjatet e ndryshuar pas ardhjes së Shpëtim Duros në lojën e tyre. Futbollistët e Kukësit nuk u dorëzuan. Guri realizoi në minutat e para të pjesës së dytë, një gol i rëndësishëm që e mban ende të pathyer pas 24 javësh Kukësin. Të dy ekipet e mbyllën takimin me një lojtar më pak pasi Lena dhe Lakoljevic morën kartonë të kuq.
Nga këto ndalesa përfitoi Partizani që mundi 1 – 0 Laçin. Ekipi i Sulejman Starovës është 2 pikë larg kryesuesve të Superligës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Krasniqi. Të shtunën Tirana barazoi 1 – 1 me Korabin. ndërsa takimi Luftëtari – Vllaznia u mbyll pa gola./Tv Klan