Kukësi nis me përforcimet
Alberto Serran dhe Hair Zeqiri janë përforcimet e para të Kukësit për sezonin e ardhshëm. Spanjolli është një emër i ri për futbollin shqiptar, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar edhe me ekipe me emër si Espanyol në La Liga, Swansea City në Championship dhe së fundi në kampionatin qipriot.
Ai pritet të vijë të hënën në Tiranë. Një rikthim te Kukësi për Hahir Zeqirin. Mesfushori veshi fanellën e këtij ekipi në sezonin 2014-2015.
Zeqiri do të nisë stërvitjen me Kukësin të hënën. Drejtuesit e ekipit kampion të Shqipërisë po punojnë edhe për të afruar lojtarë të tjerë, të cilët do të shërbejnë fillimisht për ndeshjet e Champions League.
Kukësi do të nisë një fazë përgatitore më 23 qershor në Austri që do të zgjasë 2 javë. Përveç stërvitjeve skuadra e Ernest Gjokës do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.
Tv Klan