Kukësi nis përgatitjet për Torpedon
Kukësi nisi të shtunën përgatitjet për ndeshjen e turit të tretë të Europa League me Torpedon. Stërvitja u përqendrua në aspektin sulmues, pasi ndaj ekipit gjeorgjian do të shikohet më shumë nga sulmi.
Armando Cungu, trajner i Kukësit:
Me Torpedon të marrim më shumë inciativë, jo se do ta nënvlerësojmë, pasi është një ekip i fortë, por nuk duhet vetëm të mbrohemi, por edhe të sulmojmë.
Ndeshja e parë do të luhet të enjten në Tbilisi dhe pritet që skuadra të jetë gati. Në grup shpresohet të jenë edhe portieri Stivi Frashëri dhe mesfushori Irakli Dzaria të cilët për shkak të problemeve fizike kryen vrapime të lehta. Për trajnerin Armando Cungu përballja me Torpedon do të shërbejë edhe për të njohur më mirë ekipin pak ditë para nisjes së kampionatit.
“Nuk është vetëm një test me Torpedon, pasi kampionati nis pas 2 javësh dhe duhet të kem idetë e qarta për lojtarët që kam në dispozicion”.
Kukësi është i vetmi ekip nga Superliga Shqiptare që është ende në garë në kupat e Europës.
Tv Klan