Kukësi nis stërvitjen në kryeqytet
Kampioni i Shqipërisë, Kukësi, pas dy javë pushimesh është rikthyer në fushën e stërvitjes për të nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Skuadra verilindore është vënë nën urdhrat e trajnerit të ri, serbit, Mladen Milinkoviç.
Në seancën e parë stërvitore mungonin disa prej futbollistëve titullarë të sezonit të shkuar. Albi Alla ka një çështje gjyqësore të hapur me klubin. Pero Pejic dhe Karioka kanë përfunduar kontratat e tyre dhe janë larguar pasi nuk kanë rënë dakord me ofertat për vazhdimësinë në klub. Nën kontratë edhe emrini dhe portieri Kolici që nuk janë paraqitur ende pasi kërkojnë largimin nga Kukësi.
Kukësi do t’i vijojë përgatitjet në kryeqytet deri më 14 gusht. Më pas do të zhvendoset në Ohër ku do të qëndrojë për 15 ditë. Para nisjes drejt Maqedonisë drejtuesit e klubit verilindor janë të bindur se ta kenë mbyllur merkaton me elementë që do të Jenë ekskluzivitet i trajnerit të ri Mlladen Milinkoviç.
Tv Klan