Kukësi – Partizani mbyll javën e 19-të


Kukësi – Partizani mbyll javën e 19-të

19:43 26/01/2020

Ekipet kërkojnë vetëm fitoren

Kukësi dhe Partizani do të zbresin në fushën e stadiumit “Air Albania” mbrëmjen e sotme për ndeshjen mbyllëse të javës së 19 të Superligës.

Nuk pranohet asnjë rezultat tjetër veç fitores, pasi Kukësi vjen pas dy barazimeve ndërsa Partizani pas një humbjeje.

Trajnerët Duro dhe Sormani kanë përgatitur lojtarët më në formë për formacionet që do të hedhin në fushë nga minuta e parë.

Verilindorët nuk kanë asnjë mungesë dhe trajneri Duro do të ndërtojë një modul sulmues, pasi është skuadra pritëse dhe i duhet të ruajë kreun e renditjes.

Xhipa në port, ndërsa mbrojtja me 4 me Maliqin, Teqjen, Obanor dhe Mustën. Rroca, Musolli dhe Limaj në mesfushë. Vasil Shkurtaj parashikohet si sulmuesi kryesor, por që nga krahët do të ndihmohet nga Abazaj dhe Gavazaj.

Në kampin e kuq ka mungesa, për këtë arsye Sormani ka adaptuar formacionin pas disa provave në stërvitje. Përpara portës së Alban Hoxhës do të rreshtohen Idrizaj ose Kërçiku, Bitri, Belica dhe Hakaj. Edhe pse sulmuesi Brow do të jetë në krahun e djathtë të mesfushës. Në qendër, Romero dhe në të majtë Trashi. Në sulm Cinari Bardhi dhe Solomon.

Takimi do të nisë në orën 19:00. Pas derbit, Tirana – Partizani, kjo është ndeshja e dytë e Superligës që luhet në “Air Albania Stadium”.

Tv Klan






Të ngjashme