Kukësi përpara përballjes me Tiranën
Futbollistët: Nuk na lejohet një hap fals
Të qetë dhe të përqëndruar, futbollistët e Kukësit po përgatisin ndeshjen që mund të rezultojë më e rëndësishmja deri në këtë moment të sezonit.
Veriorët e Shpëtim Duros përballen te premten me Tiranën dhe kjo bën që të gjithë të jenë të kujdesshëm.
“Ndeshje e rëndësishme, luan vendi i parë me të dytin. Ne jemi 1 pikë para, por nuk na lejohen hapa fals”, thotë Valon Et’hemi i skuadrës së Kukësit.
Objektivi për këtë takim është sa i komplikuar, aq edhe i thjeshtë. Duhet ruajtur vendi i parë i renditjes.
“Të jesh në majë të renditjes s’duhet t’i marrësh ndeshjet një nga një, kështu që çdo ndeshje bëhet e rëndësishme. Jemi përpjekur të qëndrojmë të qetë dhe të presim fundin e 90-minutëshit. Tek ne të gjithë lojtarët janë lider dhe kjo na bën një grup të mirë”, shprehet Erhun Obanor.
Mbrojtësi Nigerian tregon edhe moton që ka skuadra e Kukësit për këtë ndeshje.
“Jep më të mirën, pjesën tjetër lërja Zotit”.
Tv Klan