Kukësi pret hapat fals të rivalëve


Kukësi pret hapat fals të rivalëve

20:23 19/11/2016 https://youtu.be/uu4HHrTxqPs

Kukësi do të ketë mundësinë të njohë rezultatet e rivalëve, pasi luan i fundit në javën e 11 të Superligës. Skuadra e Ernest Gjokës që kryeson me pikë të barabarta me Skënderbeun luan me Teutën të hënën në Durrës. Ecuria e rivalëve për titullin pritet të ndikojë edhe në presionin që do të ketë skuadra.

Ernest Gjoka (Trajner i Kukësit): 

Nëse kundërshtarët tanë fitojnë, presioni do të bjerë mbi ne. Nëse kundërshtarët tanë humbasin apo ndalen do të kemi një motivim më shumë, prandaj kjo ndeshje që do të luhet të hënën mund të kthehet në favor ose në disfavor.

Skënderbeu duhet të gjejë ritmin edhe në kampionat. Pushimi i dha kohë kampionëve në fuqi të reflektojnë para ndeshjes me Korabin në shtëpi.

Andrea Agostinelli (Trajner i Skënderbeut): 

Morali është i mirë pas humbjes me Flamurtarin, por duhet të tregojmë që jemi Skënderbeu që jemi mësuar të shohim zakonisht.

Tirana luan të dielën me Laçin në shtëpi ku nuk thyhet prej vitesh. Trajneri Mirel Josa që është në krye të ekipit prej pak kohësh duket se si synim të parë ka kualifikimin në kupat e Evropës.

Mirel Josa (Trajner i Tiranës): 

Tirana ka disa vite që nuk merr pjesë në kupat e Evropës dhe kjo nuk është diçka e zakonshme për një ekip të tillë.

Java e 11 e Superligës do të luhet të dielën dhe të hënën./ TV KLAN






Të ngjashme