Kukësi prezanton sulmuesin Aliyev
Kukësi prezantoi mesditën e kësaj të hëne, sulmuesin nga Azerbajxhani Rauf Aliyev. Pas mbërritjes në Tiranë javën e shkuar palët pritën disa ditë për të përcaktuar detajet e kontratës për futbollistin që luan për herë të parë jashtë vendit.
“Për mua është një aventurë e re. E njoh pak futbollin shqiptar. Mund të them se në nivel klubesh Azerbajxhani është disi më lart. Para se të vija këtu u konsultova fillimisht me Ansi Agollin, me të cilin kemi luajtur vite më parë të Karabak. Jam këtu për të arritur sukses, në Shqipëri dhe në Europë. Ndoshta kjo do të më shërbejë të gjej një tjetër skuadër në Europë”.
Klubi verilindor prezantoi edhe mesfushorin Ardit Peposhi i cili sezonin e shkuar luante tek Korabi por që si lojtar është formuar në klubin e Tiranës. Tv Klan