Kukësi “shkelmon” 4-0 Partizanin
Kukësi zbret Partizanin me këmbë në tokë, madje e shëmbi fare me 4 gola në “Zeqir Ymeri”. Të zotët e shtëpisë kanë qenë të shkëlqyer në këtë ndeshje të favorizuar edhe një nga përgjumje e të kuqve. Heroi i ndeshjes është shkodrani Sidrit Guri me 3 gola. Të parin e gjeti në minutën e 8 të takimit. Futbollistët e Partizanit pretenduan një ndërhyrje të parregullt në këtë rast.
Goli i dytë erdhi pas një gabimi në qendër të mbrojtjes. Dzaria dyfishoi.
Pa mbaruar pjesa e parë, kuksianët shënojnë sërish me Gurin, i cili fitoi duelin me Atandën dhe goditi me kokë duke mos i lënë mundësi reagimi Alban Hoxhës.
Në pjesën e dytë ishte sërish guri me një goditje dënimi që e shtangu portierin e Partizanit. Kukësi gjeron me tre pikë të tjera distancën me Partizanin ndjekës.
Në takimet e tjera Flamurtari fitoi 2-0 në Lushnje, ndërsa Luftëtari mundi Laçin 2-1.
Tv Klan