Kukësi – Skënderbeu luhet për titullin
Ilir Dajës nuk i intereson se kuksianët janë përgatitur për festë. Trajneri i Skënderbeut kërkon fitoren nga takimi i sotëm për të përmbushur objektivin që është i njëjtë me atë të skuadrës vendase, të fitojë titullin kampion.
Presioni bie mbi Kukësin pasi është fare pranë titullit dhe përballë ka 6 herë kampionët. Për më tepër, presidenti u ka kërkuar futbollistëve ta mbyllin kampionatin pikërisht në këtë ndeshje.
Kukësi – Skënderbeu është takimi më i rëndësishëm, pasi vetëm një pikë i ndan vendasit nga Skënderbeu i vendit të dytë.
/Tv Klan