Kukësi synon ecurinë e fazës së parë
Kukësi është i vetmi ekip që nuk pësoi humbje gjatë fazës së parë dhe një ecuri e tillë bën që të shpresohet te objektivi kryesor, titulli kampion. Skuadra e Erneset Gjokës ka vetëm fitore në shtëpi dhe vetë trajneri uron që të ecet me të njëjtin ritëm që nga sfida e së dielës me Vllazninë.
“Është vërtetë se jemi të favorizuar, pasi luajmë në fushën tonë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të luajmë si 9 javët e para”.
Ernest Gjoka shqetësohet më shumë për mundësinë se si të shënojë, pasi ekipi shkodran është tepër i kujdesshëm në mbrojtje. Këtë e tregoi edhe në takimin e fazës së parë që u mbyll pa gola.
“Është e vështirë të luash me Vllazninë, që tregohet e kujdesshme në mbrojtje”.
Java e dhjetë e Superligës do të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Skënderbeu kryesues luan me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa Partizani do të përballet me Luftëtarin në Gjirokastër.
Tv Klan