Kukësi-Tirana, mbyllet pa gola pjesa e parë
Finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës e mbylli pjesën e parë pa gola.
Bardheblutë ishin më kërkues duke rrezikuar më shumë portën kundërshtare, por pa sukses.
Kukësi po luan prej minutës së 28’ me 10 lojtarë pas përjashtimit te Shametit që mori kartonin e dytë të verdhë.
Sfida po ndiqet nga një numër i vogël shikuesish në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Tirana e ka fituar 10 herë Superkupën e Shqipërisë, ndërsa Kukësi vetëm një herë vitin e kaluar./Tv Klan