Kukësi vijon të kryesimin, Skënderbeu 1 pikë larg


Kukësi vijon të kryesimin, Skënderbeu 1 pikë larg

20:06 15/05/2017

Kukësi vijon të kryesimin e Superligës, duke shpresuar te titulli i parë kampion. Fitorja 3 – 1 me Korabin e mban edhe për këtë javë në vendin e parë ekipin e Ernest Gjokës. Dibranët shënuan të parët me Kaloshin në minutat e para, por këmbëngulja e lojtarëve të Kukësit solli barazimin para pushimit mes dy pjesëve.

Pejiç realizoi në minutën e 33’. Kroati ishte përcaktues në këtë sfidë, duke shënuar edhe 2 herë të tjera gjatë pjesës së dytë për t’i dhënë fitoren Kukësit.

Skuadra e Ernest Gjokës ndiqet nga Skënderbeu me 1 pikë më pak pas fitores 1 – 0 me Tiranën në Korçë. Penalltia e kthyer në gol nga Salihi mban në lojë për titullin korçarët, por vështirëson llogaritë për bardheblutë, që ndodhen në zonën e rënies nga kategoria.

Në vendin e tretë mbetet Partizani që nuk mori në shumë se një barazim 1 – 1 me Flamurtarin në Vlorë. Ekuban shënoi në pjesën e parë, por pas pushimit e barazoi rezultatin me 11-metërsh kapiteni i vlonjatëve Telushi.

Partizani është 4 pikë larg Kukësit 2 javë nga fundi, duke ulur shpresat për titullin. Gjakrat janë ndezur në stadiumin e Vlorës, ku tifozët nuk kanë kursyer as ndenjëset.

Laçi fitoi me rezultatin 3 – 0 përballjen e javës së 34 me Vllazninë, duke e bërë akoma të fortë garën për mbijetesë. Teuta barazoi në sekondat e fundit 1 – 1 me Luftëtarin në Gjirokastër.

Takimi u mbyll me tension mes lojtarëve dhe tifozëve.

Tv Klan






Të ngjashme