Kukës/Vajza ndahet nga jeta para mbrëmjes së maturës, nxënësit befasojnë me gjestin e tyre
U nda nga jeta vetëm 5 ditë përpara mbrëmjes së ëndërruar të maturës.
Por miqtë dhe shokët e klasës, në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës, kanë dashur që ajo të ishte medoemos në këtë mbrëmje. Erlida Asllanaj u nda tragjikisht nga jeta në liqenin e Kukësit, më 23 Qershor. Maturantja e ëndërronte si të gjithë të rinjtë këtë natë, madje kishte bërë gati dhe fustanin. E që ajo të ishte mes tyre, ashtu siç kishte qenë për gjithë këto vite, shoqëria e saj ka bërë një gjest të veçantë. Ata janë shfaqur në mbrëmje të veshur elegantë dhe me portretin e saj në duar, ndërsa disa nga targat e makinave shkruhej,"Lida, ti je këtu!"
./tvklan.al