Kuksianët protestojnë për lirimin e 11 të arrestuarve


Kuksianët protestojnë për lirimin e 11 të arrestuarve

15:40 19/04/2018

Protestën e tyre për lirimin e 11 bashkëqytetarëve të arrestuar, banorët e Kukësit e nisën me brohoritje në stadiumin  “Zeqir Imeri”.

Më pas u drejtuan përpara gjykatës së rrethit, një ditë përpara se togat e zeza të apelit në Shkodër të mblidhen për masën e sigurisë.

Familjarë të të arrestuarve e cilësojnë të jashtëligjshëm arrestimin dhe kërkojnë krahas lirimit të 11 protestuesve qeveria të heqë edhe tarifën për Rrugën e Kombit.

Në mbështetje të 11 protestuesve të arrestuar në gjykatën e Apelit në Shkodër do të jenë edhe deputetë të opozitës, pas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Tv Klan






Të ngjashme