Kulla e sahatit një pikë atraksioni në Tiranë – (24 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kulla e sahatit të Tiranës, dikur nga më të lartat është ngritur afërsisht 200 vjet më parë dhe është shpallur monument kulture. Iniciativa për t’i dhënë një orë qytetit, e cila të dukej nga çdo anë e tij është marrë nga Haxhi Hetem Beu, një pasanik i qytetit në ato vite. Ndërtimi i saj zgjati 8 vjet. Kjo ndërtesë ka gurë të sjella nga Priska, brenda janë përdorur gurët e zallit dhe dikur ka pasur shkallë druri, të cilat u zëvendësuan me ato metalike.
Kulla është pajisur me frëngji, me funksion ndriçues e ajrosës. Ora ka pësuar goditje gjatë luftës së dytë botërore dhe është rivënë në punë në vitin 1946. Tashmë ajo pret vizitorë kundrejt një pagese simbolike.
“Klientët më të shpeshtë, janë vizitorë të huaj. Ata shfaqin interes për kullën e sahatit, pasi kjo është një ndërtesë e vjetër. Kryesisht këtë ndërtesë e vizitojnë edhe nxënësit e shkollave. Gjithashtu shpresojmë që të përfshihet edhe kjo, si ndërtesat e tjera në kthim në identitet”./tvklan.al
Gazetare – Hola Zhiti