Kulloste bagëtitë, bariu bie nga lartësia dhe ndërron jetë
Një bari ka humbur jetën teksa kulloste bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qënckë të Maliqit në vendin e quajtur “Gropa e Madhe”.
Policia thotë se 66-vjeçari me iniciale K.Q. u rrëzua nga një lartësi duke kullotur bagëtitë dhe fatkeqësisht humbi jetën.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për ngjarje aksidentale. /
tvklan.al