Kultivonte marijuanë, arrestohet shqiptari
Një shqiptar është arrestuar nga policia për prodhim, trafikim dhe posedim të paligjshëm të drogës.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte kultivuar marijuanë në një tokë të madhe bujqësore në Morsano al Tagliamento, Pordenone, Itali.
Gjatë arrestimit nga policia, ai është përpjekur që të kundërshtojë me forcë efektivët.
Policia bëri me dije se shqiptari kishte kultivuar në fushë 600 bimë me lartësi të ndryshme që varionin nga 150 -180 cm.
Ai kishte krijuar një biznes të vogël dhe efikas për kultivimin, tharjen dhe përgatitjen e mëvonshëm të marijuanës./tvklan.al