Kulturë, fundjava në Tiranë – (14 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fundjava në Tiranë ka qenë e pasur me aktivitete kulturore dhe veçanërisht për fëmijët. Në Teatrin e Kukullave, sot në ora 11 të mëngjesit është ndjekur me shumë interes, shfaqja “Lulet e Idës së vogël”. Fëmijët kanë duartrokitur gjatë aktoret të cilat kanë arritur të pushtojnë ndjenjat e vogëlushve. Javën e ardhshme në Teatrin e Kukullave shfaqet e “Bukura dhe Bisha”.
Në Cirkun e Tiranës, po në ora 11 është dhënë një shfaqje me numra të zgjedhur nga atistët më të njohur të Cirkut. Për më shumë se një orë artistët kanë realizuar numra të ndryshëm para qindra fëmijëve kryeqytetas.
Më serioze ka qenë atmosfera në Teatrin Kombëtar. Me gjithë problemet e shumta që kanë përfshirë këtë institucion për mëse 8 muajsh, shfaqja e komedive dhe dramave ka vazhduar normalisht. Sot në mbrëmje është shfaqur përsëri “Kopshti me Dallandyshe”. Javën që vjen aktorët do të organizojnë protestë para Ministrisë së Kulturës, Kryeministrisë dhe Parlamentit Shqiptarë.
Sot Opera Shqiptare i kishte dyert e mbyllura për spektatorët e saj. Besohet se javën e ardhshmë do të jepen dy koncerte instrumentale.
Në Estradën e Tiranës edhe sot ka qenë ditë pushimi. Mos zgjidhja e problemit të 90% të përfitimeve të aktorëve thuajse e ka paralizuar punën në këtë institucion./tvklan.al