Kumbaro: Panairi nuk plotësonte kriteret


Kumbaro: Panairi nuk plotësonte kriteret

15:52 27/03/2014 KumbaroNjë ditë pas denoncimit në media të mungesës të mbështetjes financiare nga ana e qeverisë për panairin e librit reagon Ministria e Kulturës. Vetë ministrja Mirela Kumbaro thotë se skualifikimi i dosjes së shoqatës së botuesve është bërë për mungesë të plotësimit të kritereve.

Por ky sqarim i ministres për Petrin Ymerin, përfaqësuesin e botuesve, vendimi për të lënë jashtë 68 projekte, ngjarjen më të madhe të jetës kulturore është i pajustifikuar.

Botuesit thonë se pavarësisht mosfinancimit nga qeveria Panairi i Librit nuk do të mungojë. Por duke pare listën e projekteve fituese ajo që shton dyshimet për botuesit dhe më gjerë është se si këto 68 projekte i kanë përmbushur më së miri kriteret e Ministrisë megjithëse për asnjërin nuk publikohet shuma e përfituar nga shteti. Tashmë mbetet për të parë suksesin e koncerteve personale në Bashkitë e vendit, Qendrës për Zhvillim dhe Demokratizim të Institucioneve, Rrënjët e Kaçkavallit, Trashëgimise Kulturore pa Kufij E ka kush e ka.





Të ngjashme