Kundërpërgjigjet Bashkia ndaj akuzave të Kryeministrit Meta (13 Dhjetor 1999)


Kundërpërgjigjet Bashkia ndaj akuzave të Kryeministrit Meta (13 Dhjetor 1999)

11:44 13/12/1999

Akuzave të hedhura ditë më parë nga Kryeministri Ilir Meta për abuzime nga pushteti lokal në sistemim asfaltim të rrugëve, vetë Bashkia ju përgjigjet për punët e kryera. Dhe një ndër to është se ajo ka vënë dorë shumë pak pasi dhe fondet kanë qënë të tilla. Vetëm viti 1997 njeh sipas tyre dy rrugë të rindërtuara nga pushteti lokal dhe viti 1999 vetëm 2 segmente rrugore. Ndërsa viti 1998 sipas Bashkisë njeh si rindërtues të disa rrugëve pushtetin qëndror, punime të të cilëve po iu vihet dorë nga Bashkia. Për këtë na sqaron Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Balla.

Zoti Balla: Bashkia e Tiranës ka investuar për rrugët shumë pak pasi fondet kanë qënë të tilla. Ne kemi investuar vetëm dy rrugë në vitin ’97, pikërisht rrugën Bardhyl dhe rrugën Siri Kodra, nga Selvia deri tek Unaza. Për vitin ’98 nuk kemi investuar ne pasi të gjitha punimet e sistemim asfaltimit i kreu Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, për vitin ’99 kemi mbaruar 12 segmente rrugore dhe vazhdojnë punimet me disa fonde që kemi në dispozicion për dy tre objekte të tjera. Unë desha të sqaroja se rrugët që kemi shtruar ne si Bashki Tiranë edhe ato të ’97 sot e kësaj dite janë shumë më cilësore se sa rrugët që u shtruan në ’98. Dhe rrugët që po riasfaltohen janë pikërisht kontigjenti i ’98 kur u bë një propagandë fantastike dhe shifrat nuk jepeshin me metra gjatësi rruge por jepeshin me metra katrorë. Konkretisht për hyrjen e Kombinatit kur jetëgjatësia e saj nuk i kaloi as një vit. Përsa i përket shumës së investimeve për pushtetin lokal në Shqipëri ato janë qesharake./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme