Kundërshtarët publikojnë listat e Euro 2016


Kundërshtarët publikojnë listat e Euro 2016

14:32 13/05/2016

 

Kundërshtarët e Shqipërisë në finalet e Euro 2016, Franca dhe Rumania vendosën emrat e lojtarëve, të cilët do të jenë pjesë e këtij turneu, që nis më 10 qershor. Didier Deschamps publikoi një listë pa surpriza, duke shtuar edhe disa futbollistë në atë rezervë.

Hatem Ben Arfa dhe Alexandre Lacazette janë në pritje, duke mos u cilësuar si zgjedhje të para.

“Kur përpiqesh të ndërtosh ekipin për një aktivitet, nuk zgjedh lojtarët më të mirë, por përpiqesh të bësh bashkë grupin më të mirë”, deklaroi Deschamps në TF1.

Trajneri i Rumanisë, Anghel Iordanescu publikoi një listë provizore me 28 emra, duke mos bërë të qartë se cilët janë të preferuarit e tij.

Megjithatë nuk ka supriza, ndërsa 13 prej tyre janë pjesë e kampionatit vendas. Iordanescu duhet të zyrtarizojë listën me 23 lojtarë deri më 31 maj. Shqipëria dhe Zvicra ende nuk kanë përcaktuar lojtarët.

Te përfaqësuesja kuqezi gjithësesi nuk priten surpriza të mëdha, pasi Gianji De Biasi ka deklaruar se do të kenë përparësi ata, të cilët e çuan Shqipërinë në Euro 2016.

Endrit Sauku TV KLAN






Të ngjashme