Kundërshtoi policët e rrugores, arrestohet faturinoja i autobusit
Një i ri është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka kundërshtuar efektivët e policisë rrugore. 19-vjeçari Albert Zyberaj ka kundërshtuar efektivët e rrugores, të cilët e ndaluan në Yrshek.
Autobusi i “ Mercedes Benz” është ndaluar pasi kishte pasagjerë mbi normat e lejuara. Pas kësaj Zyberaj ka dalë nga autobusi dhe është prezantuar si faturino dhe pronar i mjetit. Ai ka kundërshtuar gjobën e vendosur nga policët e rogores, ndërsa më pas është arrestuar për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
/tvklan.al