
Kundërshtoi policin, arrestohet Qafleshi
Një 54-vjeçar ka rënë në pranga, pasi teksa udhëtonte në gjendje të dehur ka kundërshtuar punonjësin e policisë.
Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar Ilirjan Qafleshi, 54 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi teksa drejtonte mjetin tip “Volkswagen” me targa AA655MJ, në gjëndje të dehur, në Lagjen “Kongresi” në afërsi të Stadiumit, ka kundërshtuar efektivët e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur.”/tvklan.al