Kundërshtoi punonjësit e policisë, kapet 34-vjeçari
Shkodër- Një person është arrestuar, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë. Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër u vu në pranga, pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.
Shoqërimi i 34-vjeçarit është konform ligjit, pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
/tvklan.al