Kundërshton policinë, arrestohet 22-vjeçari
Një 22-vjeçar banues në Gryk – Manati, Lezhë është arrestuar pasi ka kundërshtuar me forcë policinë.
Igli Gjoni, u arrestua nga policia e Lezhës, pasi gjatë ndalimit nga efektivët e patrullës, për shkak të një shkelje në drejtimin e mjetit, ka kundërshtuar uniformat blu.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”./tvklan.al