Kunguj të mbushur (Video)
Përgatitja:
200 gr ton
30 gr kaperi
30 gr borzilok
30 gr majdanoz
6 kunguj jeshilë
5 lugë bukë të grirë
4 açuge
1 vezë
1 patate
Kripë
Piper
Përbërësit:
Presim përgjysmë kungujt dhe i heqim pjesën e farave. Vendosim patatet që të ziejnë në një tenxhere me ujë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim pjesën e farave të kungullit me kripë dhe piper.
Vendosim në një tas açuget, kaperit, tonin e peshkut dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Shtojmë bukë të grirë dhe djathin grana padana. Ziejmë për pak në ujë edhe kungujt.
Vendosim në mikser patatet dhe i bëjmë pure. Kungujt e zier i mbushim me masën që përgatitëm, shtojmë mbi to pak djathë të grirë dhe i fusim në furrë për pak minuta.
/tvklan.al