Kupa e Shqipërisë, Kukësi fiton trofeun e parë


Kupa e Shqipërisë, Kukësi fiton trofeun e parë

21:57 22/05/2016

Kukësi fitoi për herë të parë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë, një trofe i marrë pas dy mundësive të shpërdoruara në finalet e 2014 dhe 2015.

Ekipi i Klodian Duros triumfoi pas goditjes së penalltive në sfidën me Laçin në “Qemal Stafa”, duke marrë revanshin nga disfata e vitit të kaluar.

Një sukses i vuajtur i kuksianëve, që luajti për shumë minuta me 10 lojtarë pas daljes së Nikës me karton të kuq në të 73’.

Loja e rregullt përfundoi në barazim 1 – 1. Golin e Carioca e barazoi Mitraj në çastet e fundit të pjesë së dytë, duke shfrytëzuar gabimin e portierit Koliçi.

Pjesët shtesë nuk sollën ndryshim rezultati. 11 – metërshat ishin në favor të Kukësit dhe rezultati i përgjithshëm pas goditjes së tyre ishte 6 – 4.

Ky rezultat i jep mundësinë Teutës si vendi i katërt në kampionat të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Europa League, ndërsa Kukësi shkon më tej si fitues i Kupës edhe pse e kishte siguruar më parë pjesëmarrjen në aktivitetin kontinental.

Tv Klan






Të ngjashme