Kupa e Shqipërisë, luhet kualifikimi


Kupa e Shqipërisë, luhet kualifikimi

17:00 17/04/2018

Përballja e tretë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut do të jetë përcaktuese për një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë. Korçarët e humbën takimin e parë 1-0, ndërsa fituan në kampionat. Ndeshja e së mërkurës në Vlorë vlen shumë.

“Nuk do jetë një ndeshje njësoj si ajo e kampionatit, janë dy sfida të ndryshme. Është e vështirë si çdo ndeshje në Vlorë, por do provojmë të rikuperojmë rezultatin negativ në Korçë. Pas shtatë titujsh radhazi, Kupa është një trofe që mungon. Do të bëjmë gjithçka për kualifikimin”.

Në Vlorë ka heshtje shtypi. Kjo tregon seriozitetin me të cilin Flamurtari i është përkushtuar kualifikimit. Takimi tjetër mes Kukësit dhe Laçit pritet të ketë shumë emocione, pasi sfida e parë përfundoi në barazim pa gola. 

“Laçi është një ekip po aq i fortë sa Partizani dhe ne na nevojitet një performancë shumë e mirë nesër për të arritur në finale. Barazimi 0-0 na favorizn pak, pasi ne luajmë në shtëpi, por duhet të luajmë si ndaj Partizanit”.

Peter Pacult është përgatitur që kualifikimi mund të zgjidhet nga 11 metërshat. Pasi ka larguar kamerat nga fusha stërvitore austriaku vuri lojtarët e tij të godasin penallti.

Tv Klan






Të ngjashme