Kupa e Shqipërisë, rezultatet e ndeshjeve të para
Ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë ku përfshihen edhe ekipet e Superligës kishin edhe rezultate të papritura.
Barazime për Skënderbeun, Tiranën, Teutën apo edhe humbje si Flamurtari, 1 – 0 me Ilirinë në Fushë-Krujë. Skënderbe barazoi 1 – 1 me Butrintin në Sarandë, me të njëjtin rezultat përfundoi takimi Sopoti – Tirana. Teuta e mbylli pa gola takimin e parë me Shënkollin. Rezultatin më të thellë e vendosi Partizani 5 – 1 me Kevitanin. Fituesi e trofeut në fuqi, Kukësi mundi 3 – 0 Tomorin në Berat. Disa skuadra luajtën edhe me futbollistë të rinj në formacion. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme./ TV KLAN