Kupa e Shqipërisë, të mërkurën vendosen gjysmëfinalistët
Gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë do të vendosen të mërkurën. Skënderbeu – Bylis është një sfidë e hapur, por pas dy humbjesh me mallakastriotët, fillimisht në kupë në çerekfinalen e parë dhe pastaj në kampionat trajneri Ilir Daja kërkon kujdes, por nuk i ka humbur shpresat për kualifikim.
“Duhet të jemi ekuilibër, pasi një gol tjetër do të na e vështirësonte, por nuk jemi pesimistë”.
Skënderbeu ka disa mungesa në krahun e djathtë për shkak dëmtimesh dhe përfudim të kontratave. Më të lehtë në letër duket se ka Tirana pas fitores 5 – 1 në çerekfinalen e parë me Besëlidhjen në kryeqytet.
Sfidat e tjera janë Kukësi – Apolonia dhe Teuta – Vllaznia, që janë të dyja të hapura.
Tv Klan