Burg vetëm për armëmbajtje pa leje për Kupën


Burg vetëm për armëmbajtje pa leje për Kupën

13:23 28/01/2014 KUPAIlir Kupa, i arratisuri nga burgu i Trikalas në Greqi, u soll në Gjykatën e Tiranës nën masa të rrepta sigurie. 27 –vjeçarit iu komunikua masa e sigurisë me burg pa afat, për të vetmen akuzë për armëmbajtje pa leje. Por ai u revoltua ndaj lajmeve se është pjesëmarrës në një grabitje të ndodhur në një qendër tregtare në muajin dhjetor.

Kupa i kërkoi gjykatës të japë çdo lloj dënimi për veprën penale që ka kryer në Shqipëri, por të mos e kthejë në Greqi. Avokati i tij mbrojtës tha se klienti i tij është dënuar padrejtësisht në Greqi.

Kupa u prangos nga Policia e Tiranës mëngjesin e të shtunës, 10 muaj pasi ishte arratisur nga burgu në Greqi. Gjatë ndjekjes policia greke, vrau tre të dënuar të tjerë që u arratisën bashkë me 27 –vjeçarin.





Të ngjashme