Kuptimi i festës së Kurban Bajramit – (5 Mars 2001)


Kuptimi i festës së Kurban Bajramit – (5 Mars 2001)

12:12 05/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Historia e Kurban Bajramit zë fill nga koha e profetit Ibrahim në vitin 610, në mesjetën e hershme. Hazret Ibrahimi dhe gruaja e tij Sara, nuk bënin fëmijë, ndaj një ditë profeti iu lut zotit t’i sjell në jetë një krijesë të tillë dhe ai do ta bënte kurban për të. Profetit Ibrahim i del në ëndërr se lutja e tij ishte pranuar. Sara e shoqja, pas pak kohësh lindi një djalë, por harroi premtimin e bërë. Një besimtare tregon.

“Kur profeti Ibrahimi vendosi të ther të birin, thika nuk priste. I biri i thotë, mi mbyll sytë se nuk të bën dora me më vra. Ia mbylli sytë të birit, por në atë kohë Zoti i sjell aty një kurban me anë të engjëjve dhe bëhet sebep për të therur kurban për këtë ditë dhe sot. Ky Bajram është për nder të profetit Ibrahim”.

Bajrami është mesazhi, që Muhamedi i dha pasuesve të tij 14 shekuj më parë. Simbolizon historinë e Abrahamit, ku në shenjë kujtimi theren bagëti. Të gjithë besimtarët një ditë përpara Kurban Bajramit, agjërojnë, dreka shtrohet dhe haet në shtëpi./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme