Kuqezinjtë e volejbollit përmbysin Suedinë


Kuqezinjtë e volejbollit përmbysin Suedinë

12:02 17/06/2017

Kombëtarja e meshkujve në volejboll mundi Suedinë në ndeshjen e grupit A kualifikues për Ligën e Europës.

Përballja emocionuese u fitua me përmbysje nga kuqezinjtë 3-2. Edhe pse në disavantazh të dy seteve të para, Shqipëria gjeti forcë për të kthyer rezultatin dhe për të arritur një fitore shumë të rëndësishme për të ardhmen në këtë kompeticion.

Kthesa e madhe erdhi në setin e tretë që u fitua me rezultatin e ngushtë 25-23. Në setin e katërt, Shqipëria nuk lëshoi terren dhe qëndroi në lojë por sërish rivaliteti ishte i lartë teksa tabela shënoi 26-24 për Shqipërinë.

Seti i fundit ishte shkatërrues për Suedinë që ra moralisht. 15-9 fituan shqiptarët. Shqipëria do të përballet në ndeshjen e dytë me Maqedoninë, që është edhe vendi ku po luhen ndeshjet e grupit. Në takimin e fundit në grup sfida do të jetë kundër Azerbajxhanit. Raundi i dytë i përballjeve do të zhvillohen në Shqipëri, në parkun olimpik të Tiranës, nga 23 deri në 25 Qershor.

/Tv Klan






Të ngjashme