Kuqezinjtë kalojnë në sitë futbollistët izraelitë


Kuqezinjtë kalojnë në sitë futbollistët izraelitë

16:24 10/11/2016

Futbollistët e Kombëtares shqiptare, jo vetëm kanë zhvilluar seanca stërvitore, por kanë bërë edhe ato që mund të quhen detyra shtëpie.

Kanë studiuar individualisht futbollistët e izraelit. E pohon këtë Elseid Hysaj mbrojtësi që pritet ta nisë si titullar.

Elseid Hysaj:

Të gjithë duan të fitojnë, ne jemi profesionistë, po e përgatisim ndeshjen me ndihmën e trajnerit dhe stafit që na kanë ndihmuar të shikojmë cilësitë e skuadrës dhe çdo futbollisti. Janë një skuadër e fortë por edhe në jemi në rritje. Objektivi është të shkojmë në Rusi.

I gatshëm për të arritur objektivin e parë, Izraelin, është dhe Azdren Llullaku, 12 gola, më i miri në kampionatin rumun. Ai shpreson të luajë dhe të shënojë ndaj Izraelit.

Edhe pse thonë se është ndeshje e vështirë, futbollistët e kombëtares synojnë jo më pak se 3-p[pikëshin ndaj Izraelit./ TV KLAN






Të ngjashme