Kuqezinjtë luajnë në 20 skuadra të ndryshme
Kuqezinjtë të cilët janë pjesë e Kombëtares për fazën finale të Euro 2016 luajnë në kampionat dhe ekipe të ndryshëm, por gjithësesi zhvillojnë një lojë harmonike mes tyre. Ata vijnë nga dhjetë kampionate, po aq sa Islanda dhe Rumania.
Këto janë të dhënat e publikuara nga UEFA. Lojtarë nga më shumë liga kanë Sllovakia dhe Suedia, 13 vende të ndryshëm.
23 futbollistët shqiptarë vijnë nga 20 ekipe të ndryshëm. Vetëm në dy raste janë shokë të të njëjtit ekip, te Nanta, kapiteni Cana e Lenjani dhe te Basel, Xhaka e Aliji. Në këtë të dhënë e kalojnë Shqipërinë vetëm Islanda dhe Irlanda e Veriut.
Një fakt interesant ka të bëjë me Ansi Agollin. Ai është i vetmi përfaqësues nga kampionati i Azerbajxhanit.
Ekipet më më shumë përfaqësues janë Juventus dhe Liverpool me nga 12 lojtarë secili, ndërsa vendi më me shumë prurje është Anglia me 139 futbollistë nga disa liga.
Tv Klan