Kuqezinjtë vlejnë 40 milionë euro


Kuqezinjtë vlejnë 40 milionë euro

19:17 01/06/2016

Futbollistët e grumbulluar për finalet e Euro 2016 kushtojnë gati 5 miliardë euro të marrë të gjithë së bashku.

Ky është vlerësimi i bërë nga faqja e specializuar

Transfermarkt.com

. Kuqezinjtë kushtojnë pak më shumë se 40 milionë euro, duke lënë pas vetëm Iralndën e Veriut dhe Hungarinë.

Më i shtrenjti është Elseid Hysaj 9 milionë euro, ose sa çereku i të gjithë skuadrës së drejtuar nga Gianni De Biasi. Gjysma e lojtarëve të listës prej 23 emrash të De Biasi vlen të paktën 1 milionë euro secili.

Gjermania është përfaqësuesja më e kushtueshme, 562 milionë. Futbollisti që vlen më shumë në këtë turne është Cristiano Ronaldo, 110 milionë euro. Formacioni më i shtrenjë që përfshin lojtarët për secilin pozicion kushton 640 milionë euro.

Tv Klan






Të ngjashme