Kur asgjë s’të ndalon për realizimin e selfies perfekte…
Një video e vetë-filmuar e një personi i cili u godit nga një tren i Sistemit të Transportit Multi-Modal, në Hyderabad të Indisë, ka pushtuar internetin.
Trajnuesi i një palestre me mbiemër Siva injoroi paralajmërimet nga një person i afërt dhe makinisti i trenit, ndërsa po tentonte të filmonte veten pranë një stacioni hekurudhor në Borabanda të Indisë më 21 janar.
Siva mbijetoi, por ka pësuar lëndime në kokë, sipas Policisë Qendrore të Hekurudhave Jugore. Ai është dërguar para gjykatës ku është gjobitur me 500 rupi.
Atij i vijnë paralajmërime nga në person tjetër aty pranë që i thotë të largohet, por Siva vazhdon të filmojë duke thënë “prit një minutë”.
Treni e godet në anën e djathtë të kokës dhe trupit dhe telefoni bie në tokë. Të bëri selfie ose të filmuarit veten ndërkohë që qëndron para një treni që vjen me shpejtësi është një trend me pasoja vdekjeprurëse në Indi, prandaj edhe qeveria ka ndërmarrë fushata të ndryshme për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me vlerën e jetës së tyre./tvklan.al