Kur çelën lulet e para?
Rishkruhet origjina e luleve. Të parat mendohet se kanë lulëzuar në Tokë para 149-256 milionë vitesh. Studimi është kryer nga një bashkëpunim shkencor Britaniko-Kinez. Sipas tyre caktimi i një datacioni ka qenë shumë i vështirë, sa edhe Darvini e përcaktonte origjinën e bimëve me lule si një mister të pazgjidhshëm.
Për të gjetur një përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve, koordinatori i studimit thotë se janë analizuar me shumë kujdes të gjitha të dhënat gjenetike të këtyre bimëve dhe shpejtësia me të cilën akumulojnë ndryshimet në gjenomën e tyre.
Pasi janë analizuar mirë lulet aktuale, janë krahasuar me të gjitha fosilet e gjetura deri më sot mbi planetin tonë. Studiuesit theksojnë se thelbësore ka qenë ndihma e matematicientëve dhe fizikanëve në përcaktimin e datimit të çeljes së luleve të para në Tokë.
Klan Plus