Kur censura “thyhej” me kanaçe, hapet dosja e inxhinierit Sajmir Maloku


Kur censura “thyhej” me kanaçe, hapet dosja e inxhinierit Sajmir Maloku

19:09 12/07/2018

Sajmir Maloku festoi 72 vite jete. Krahas tortës me mbishkrimin i “deklasifikuar” autoriteti për hapjen e dosjeve i vuri në dispozicion fashikullin e tij nga dokumentat e sigurimit të shtetit. Njeriu që shpiku të famshmen antenë me kanaçe, që u hap gjerësisht në të gjithë Shqipërinë, ishte spiunuar dhe nga të afërm të tij.

Babait  i Sajmirit, një njeri poliglot, trajneri i Kombëtares së Qitjes, iu dhurua  në shenjë mirënjohje nga shteti në mes të viteve 60 të shekullit të kaluar, një televizor. I paralizuar, ai i kërkoi të birit, t’i mundësonte sinjalin edhe të stacioneve të huaja, gjatë kohës që i duhej të qëndronte i mbyllur në shtëpi. Sajmiri me profesion inxhinier elektronik, sajoi të famshmen kanaçe.

Por nuk ishte vetëm kjo shpikje që i drejtoi sytë e sigurimit ndaj Sajmir Malokut. Duke ditur anglishten, ai shpesh bënte përkthyesin e anglezëve dhe suedezeve që vizitonin Shqipërinë. Pasi u arrestua, u dënua me 9 vite burg, nën akuzën e poliagjentit të 17 shteteve kapitaliste.

Nuk dihet si filloi miqësia mes Karol Bachura, ambasadorit polak në tiranë dhe Sajmir Malokut, por ai është një ndër mbështetësit e tij më të fortë.

Ambasadori shesh mjaft ngjashmëri mes historisë së tij gjatë kohës së komunizmit polak dhe asaj të Sajmirit.

Që prej ngritjes së autoritetit për hapjen e dosjeve, shumë figura të shquara të persekutuar në vitet e diktaturës, kanë bërë publik faktin se kanë qenë të afërm dhe miq ata të cilët i kanë spiunuar.

Klan Plus

 

 






Të ngjashme