Kur do martohet Rozana Radi?!


Kur do martohet Rozana Radi?!

15:08 19/04/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan ishte këngëtarja mjaft e dashur nga publiku, Rozana Radi.

E pyetur nga moderatorja Orinda Huta, nëse dasma është në planet e saj të afërta, Rozana u shpreh se dasmën nuk e sheh si një nga projektet e saj të ardhshme. Për mendimin e saj, dasma është një dëshirë personale e çdo individi.

Rozana Radi: Jam në një moshë jo relativisht, as e madhe as e vogël. Megjithatë dasmën nuk e shoh në një nga projektet e mia të ardhshme, domethënë.

Orinda Huta: Pra nuk e sheh afër?

Rozana Radi: Nuk e shoh afër, edhe pse kam një dyqan. Për mendimin tim mendoj që dasma është një dëshirë personale e çdo individi. Një vajzë ka dëshirë ta bëjë, një vajzë nuk  ka dëshirë ta bëjë./tvklan.al






Të ngjashme