Kur do të marrë fund pandemia?


Kur do të marrë fund pandemia?

15:53 31/03/2020

Ekspertët italianë: S’do të ketë të infektuar në Maj

Drita në fund të tunelit nis të ndriçojë më fort. Nuk është ende afër, por është e dukshme. Ekspertët italianë thonë se në pak javë në Itali nuk do të ketë më të infektuar nga koronavirusi.

Kështu, sipas tyre, pandemia do të marrë fund mes 5 dhe 16 Majit. Në disa rajone ku ka më pak të prekur, edhe më shpejt akoma.

Përfundimet vijnë nga analizimi i të dhënave të deritanishme nga Instituti Enaudi për Ekonomi e Financë, një qendër studimore e financuar nga Banka Qëndrore Italiane. Kurba ka nisur të bjerë edhe pse jo menjëherë.

Pulja, Trentino apo Bazilikata, mendohet se nuk do të kenë asnjë të prekur prej 8 Prillit.

Megjithatë, jeta nuk do të jetë më si më parë. Mjekët specialistë thonë se edhe pasi kufizimet e lëvizjes të hiqen, njerëzit do të duhet të mbajnë distancën dhe të përdorin maska në vendet publike, derisa të jetë gjetur ilaçi apo vaksina kundër COVID-19.

Tv Klan






Të ngjashme