Kur fati është i shkruar… zbulojnë të vërtetën pas 18 vitesh


Kur fati është i shkruar… zbulojnë të vërtetën pas 18 vitesh

14:54 09/03/2018

Një çift i martuar janë mrekulluar kur kanë kuptuar se rrugët e tyre ishin kryqëzuar pa dijeninë e tyre më shumë se një dekadë para se ata të njiheshin.

Ye, 35 vjeç e gjeti veten në një foto të vjetër të pushimeve të gruas së tij, Xue, që ishte bërë në vitin 2000 në Lindje të Kinës. Ata të dy kishin qenë duke kaluar pushimet në Qingdao, Ye me miqtë ndërsa Xue me nënën e saj.

Çifti tha për

Chengdu Business Daily

se ata e zbuluan këtë detaj kur Ye po rregullonte dhomën e studimit në shtëpinë e vjehrrës së tij, më 4 Mars.

“Po shikoja fotografinë ku gruaja ime ishte ulur përballë sheshit “4 Maji”, edhe dikush që po qëndronte pas saj në foto. Pastaj kuptova: Oh prit, ky jam unë!”

, tha Ye.

Ai u kthye në shtëpi dhe gjeti foton e tij të pushimeve, të bërë më 28 Korrik 2000, kur ai kishte qenë 17 vjeç. Ai po qëndronte pikërisht përballë sheshit ku gruaja e tij kishte bërë të njëjtën foto 18 vite më parë.

Çifti u trondit kur panë një djalë të ri, të veshur me këmishë blu dhe pantallona të zeza, që dukej në të dyja fotot me të njëjtën paraqitje.

Xue mendon se kjo është një mrekulli dhe forca e fatit. Ata ia treguan foton gjithë miqve të tyre dhe të gjithë mendojnë se ata ishin lindur për njëri-tjetrin./tvklan.al 





Të ngjashme